Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë përuruar sot Klinikën e Emergjencës në ShSKUK e cila është renovuar dhe është pajisur me pajisje të reja.
Kryeparlamentari Veseli ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme, ndërsa ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer institucionale për të lehtësuar punën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Veseli tha se konform përgjegjësive të shtetërore, po u dilet përballë këtyre njerëzve.
“Kemi një mesazh shumë të qartë: shëndetësia është shumë e shtrenjtë. Kemi vendosur që qytetarët tanë të trajtohen denjësisht dhe të mos kenë nevojë të trajtohen jashtë vendit. Kemi marrë vendim së bashku me kryeministrin dhe ministrin që t’i rrisim pagat e gjithë personelit shëndetësorë shumë shpejt. Jemi të përkushtuar që prej mesit të vitit të ardhshëm asnjë pacient të mos ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit shprehu përkushtimin që sikurse Klinika e Emergjencës, të bëhen të gjitha qendrat spitale në Republikën e Kosovës.
“Falënderoj ministrin për punën e jashtëzakonshme të cilën është duke e bërë. Do të jemi bashkë në të gjitha proceset, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe krijimit të kushteve sa më të mira për ta”, theksoi ai.
-
Hamza: Sigurime shëndetësore, barna falas e shërbime cilësore
-
Bajrami: Gjendja në shëndetësi e ka emrin korrupsion
-
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
-
Hamza prezanton zotimin për shëndetësi: Sigurime shëndetësore, barna falas, e shërbime cilësore
-
Kuçi: Sistemi shëndetësor në Kosovë është i dëmtuar