Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, vizituan sot Spitalin e Prizrenit, ku bashkëbiseduan me personelin shëndetësor dhe me pacientët, për reformat në shëndetësi dhe për krijimin e kushteve më të mira si për personelin shëndetësor, por po ashtu edhe për pacientët.
Në hyrje të Spitalit të Prizrenit, kryeparlamentari Veseli u ndalua nga një prind i cili një ditë më parë kishte operuar fëmijën në këtë spital, ndërsa shprehu konsiderata të larta për personelin shëndetësor, të cilët i kishin ofruar trajtimin dinjitoz gjatë trajtimit të fëmijës.
Pas vizitës në disa reparte, ku takoi personelin shëndetësor dhe pacientë, kryeparlamentari Veseli bashkëbisedoi me punonjësit e Spitalit të Prizrenit, të cilët e falënderuan për rritjen e pagave dhe për reformat në shëndetësinë kosovare, transmeton KosovaPress.
Veseli tha se kjo vizitë po bëhet për të uruar punëtorët shëndetësorë për Ligjin e pagave dhe për t’iu dëshmuar atyre dhe të gjithë qytetarëve se shëndetësia është prioritet i institucioneve të Kosovës në dekadën e re.
“Vetëm tani do të hapen mbi 100 vende të lira për mjekë specialistë, sepse i kemi garantuar të gjithë se nuk do të ketë mjek specialistë të papunë në Kosovë. Do të orientohemi në përmirësimin e kushteve të punës, për ju dhe për pacientët”, theksoi ai.
Edhe
Veseli: Shëndetësinë e kam top prioritet
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se tani me Ligjin e pagave mjekët kanë pagë të dinjitetshme, ndërsa tani fokusi do të jetë përmirësimi i kushteve në sistemin shëndetësor, në mënyrë që pacientët të marrin shërbimin e duhur.
“Objektiv është që mjekët tanë të mos migrojnë jashtë, por të kontribuojnë në vendin e tyre", tha Ismaili.
-
Veseli takon në Ferizaj punëtorët shëndetësorë e bizneset, nuk e konsideron fushatë
-
Veseli: Me PDK-në mësimdhënësit do të kenë dinjitet
-
Veseli ende pa qenë kryeministër, premton investime e poste në shëndetësi
-
Ministri Ismaili mblodhi të gjithë drejtorët e klinikave për t’ua dhënë një lajm që e dinë të gjithë