Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka dhënë sot lajmin për të gjithë personelin shëndetësor në Kosovë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli ka konfirmuar se do të rriten pagat e tyre.
Veseli i shoqëruar nga ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza u kanë konfirmuar krerëve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës se në seancën parlamentare në fillim të 2019 do të vuloset rritja e pagave për personelin shëndetësor.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Ndryshimet në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë do të vulosen gjatë muajit janar, kur do ta kemi seancën parlamentare për buxhet dhe ku në pako do të kalojmë edhe Ligjin e Pagave.
Këtë lajm të mirë ia konfirmova Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, në një takim të përbashkët që patëm sot me Ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza.
Edhe
Veseli: Shërbyesit civilë mund të krahasohen me paga edhe me shtetet e BE-së
Ligji parasheh ndryshim të pagave në sektorin e shëndetësisë si asnjëherë më parë.
Përveç kësaj, do të investojmë edhe në përmirësimin e kushteve të tyre të punës, në mënyrë që edhe personeli shëndetësor, edhe qytetarët, të kenë trajtim të dinjitetshëm. Shëndetësia është prioritet yni.