Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka shkruar se ish-presidenti Rigova zë një vend të merituar në historinë më të re të Kosovës.
“Sot, në 13 vjetorin e vdekjes, kujtojmë e nderojmë Ibrahim Rugovën, presidentin e parë të Kosovës. Emri i tij zë një vend shumë të merituar në historinë më të re të vendit tonë. Rugova, mes shumë tjerave, besonte thellësisht në vlerën e pashmangshme që ka dialogu politik për të ecur përpara, prandaj, sot, nderimi për Rugovën nënkupton përvetësimin e kësaj vlere dhe veprimin politik që del prej saj”, ka shkruar Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Emri i Rugovës lidhet me përpjekjen për liri dhe pavarësi të Kosovës
-
Rugova kujtohet në 13 vjetorin e vdekjes
-
Veseli: Rugova, kontribuues i jashtëzakonshëm i shtetësisë së Kosovës
-
Liderët e vlerësojnë kontributin e Rugovës për orientimin politik të Kosovës drejt Perëndimit
-
Kurti: Kur Serbia këmbëngulte që s’ka Republikë të Kosovës, Rugova si president i saj takoi Clintonin