Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje deputetëve që ta shmangin bojkotimin e votimit të projektligjeve, pasi kjo do të thotë varfërim i Kosovës.
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, njoftoi se seanca e sotme vazhdon në orën 15:00, në bazë të procedurave që kanë.
“Thërras deputetët që të shmangin bojkotin për arsye se bojkoti do të thotë varfërim i Kosovës, do të thotë mungesë e ligjeve për Kosovën. Keni parasysh vetëm në vonesat që jemi duke bërë në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kemi të bëjmë me dhjetëra miliona të cilat janë të taksapaguesve evropian për qytetarët tanë, në të njëjtën kohë projektligje të cilat presin dhe e ndihmojnë qytetarin e Kosovës”, tha Veseli.
Ai përmendi projektligjin e noterisë, shërbimeve postare, ligjin për legalizimit që do t’i ndihmonte familjet e qytetarëve të Kosovës.
“Dëshira politike që është si vullnet politik pozitë-opozitë mos të konsumohet në kurriz të qytetarëve por të jetë një veprim që është legjitim opozitar, qoftë edhe një mocion mosbesimi për qeverinë aktuale por nuk është taktikë e mirë që të improvizohet brenda seancave se vullneti politik po ndërron në bazë të vullnetit individual. Ne në Kuvendin e Kosovës nuk jemi për deponimin individual por për dispononim e qytetarëve”, tha Veseli.
Sipas tij, në këto rrethana, Kuvendi do të shkojë në pushim shumë shpejt.
-
Kryesia vendos të vazhdojë seanca në orën 15:00, Veseli thërret deputetët t`i kthehen Kuvendit
-
Veseli: Nuk do të lejojmë cenimin e Kosovës nga Serbia
-
Të enjten seanca e jashtëzakonshme për skandalet në diplomaci
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme, Veseli e Haradinaj thonë se s’mund të shantazhohen nga Lista Serbe
-
Veseli fton opozitën të lë mënjanë dallimet partiake, rezoluta thotë se është interes shtetëror