Për vendimin e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, edhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli i ka dhënë përkrahje.
Me një shkrim në Facebook, ai ka thënë se ky është hap i rëndësishëm për shtetin tonë fqinj por edhe për vetë Kosovën.
“Dua të uroj kolegët e Parlamentit të Malit të Z për votën historike që sapo kanë dhënë për anëtarësimin në Organizatën e Aleancës të Atlantikut Verior. Anëtarësimi në NATO është një hap i rëndësishëmm, jo vetëm për shtetin tonë fqinj por edhe për Kosovën, duke e bërë rajonin tonë më të sigurtë”, ka shkruar Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Edhe Kosova së shpejti do jetë anëtare e NATO-s
-
Haradinaj: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për sigurinë e Kosovës
-
Delawie: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën
-
Mali i Zi bëhet zyrtarisht anëtari i 29-të në NATO
-
Ratifikohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO