Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafitë pro Rusisë, “Z”, simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.
Veprimet vijnë pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe Serbia ka thënë se është për ruajtjen e integritetit territorial ukrainas, megjithatë, nuk ka ndërmarrë veprim kundër Rusisë, ashtu siç kanë bërë shtetet në botë. Serbët në Serbi e kanë kundërshtuar deklaratën e presidentit të tyre edhe me protesta, duke mbështetur agresionin rus.
Zv.ministrja e Jashtme ukrainase të shtunën kritikoi Serbinë si vendi i vetëm që nuk i ka ndaluar fluturimet me Rusinë. Ka thënë se “nuk mundet të përfitojë mbi gjakun e ukrainasve një shtet kandidat për BE”.
Agjencia e lajmeve, “KosovaPress”, nga burime të veta ka raportuar se grafitët në veri të Kosovës janë bërë nga aktivistë të Listës Serbe. Ka siguruar edhe disa fotografi.
KOHA ka provuar ta konfirmojë një gjë të tillë, por autoritetet nuk janë përgjigjur.
{gallery}
-
Dyshime për murale pro-ruse në veri, simboli “Z” dhe mesazhe në tankun e Putinit
-
Ukraina fton Serbinë të shlyejë shkronjën “Z” nga hapësirat publike
-
Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës
-
“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, shfaqen grafite të reja në veri
-
Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në një shkollë në veri