Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyshime për murale pro-ruse në veri, simboli “Z” dhe mesazhe në tankun e Putinit

Dyshohet për murale pro-ruse të reja në Mitrovicën e Veriut. Në fotot e fundit që po qarkullojnë në Twitter, është ngjyrosur një grafitë me dy simbole “Z” dhe një tank mes saj.

Simboli “Z” tashmë është i njohur si simboli i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ushtria ruse e ka vendosur këtë simbol në çdo mjet ushtarak të tyre.

Ky simbol është paraqitur sërish në Kosovë, sipas fotove në Twitter, nga serbët që jetojnë në pjesën veriore. Simboli “Z” është vizatuar bashkë me një tank dhe ngjyrat e flamurit rus.

Mbi simbolin “Z” të madhe është shkruar “Mitrovica e Kosovës, serbët për rusët”, ndërsa në “Z”-në më të vogël është shkruar “Për liri, për fitore”.

KOHA ka mësuar se autorë të këtyre shkrimeve janë grupi 028, që vepron në veri të Mitrovicës.

KOHA ka provuar ta konfirmojë një gjë të tillë, por autoritetet nuk janë përgjigjur.

Edhe Veriu i Kosovës mbushet me simbolin që rusët e përdorin në luftë me Ukrainën Arbëri Veriu i Kosovës mbushet me simbolin që rusët e përdorin në luftë me Ukrainën

Grafite pro-ruse në veri kishte pasur edhe në fillim të muajit mars, kryesisht duke vendosur simbolin “Z”. 

Serbia, megjithëse votoi kundër pushtimit rus në rezolutën e OKB-së, nuk i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë e as nuk mbylli hapësirën ajrore. 

{gallery}