Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vera pa turistë

Foto: Koha

Banorët këtu në Rekë të Allagës të Rugovës nuk janë fort të mësuar me qetësinë e ditëve të para të shtatorit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur fshati ende ishte i mbushur me plot turistë, kryesisht të huaj, në këtë kohë në Rugovë vizitorët janë të paktë në numër.

Mustafë dhe Fetije Nikçi, 13 vjetët e fundit merren me turizmin malor.

Bashkë për gjatë këtyre viteve kanë zgjeruar biznesin familjar, dhe në bujtinën e tyre kanë hyrë e dalë qindra mijëra vizitorë ndërkombëtarë.

Nikçi tregon se rreth 2 mijë rezervime, kryesisht nga turistë gjermanë, janë anuluar këtë vit shkaku i pandemisë COVID 19.

Edhe Bizneset në Rugovë rrezikojnë mbylljen, shkaku i pandemisë s’ka turistë Arbëri Bizneset në Rugovë rrezikojnë mbylljen, shkaku i pandemisë s’ka turistë

Por me gjithë anulimet e shumta të vizitorëve të huaj, bujtina ka pritur shumë vizitorë vendës.

Koronavirusi ndikoi dukshëm në biznesin e familjes Nikçi, e cila nuk mban mend të ketë përjetuar ndonjë sezon me kaq pak turistë.

Kështu, ata gjatë këtij viti e kanë gjetur një formë tjetër për të shfrytëzuar të mirat e natyrës.

Te turistët vendës gjatë këtij viti është fokusuar edhe Ballkan Natural Adventure.

Edhe Rugova pa vizitorë, bujtinat drejt mbylljes SOT Rugova pa vizitorë, bujtinat drejt mbylljes

Nga kjo agjenci tregojnë se si koronavirusi ndaloi hovin e turizmit malor, që e kishte shndërruar rrethinën e Pejës në një ndër pikat kryesore të turizmit në Ballkan.

Rruga e Hekurt apo Via Ferrata, Zip Line, ngjitja në bjeshkë, janë vetëm disa nga atraksionet që ofron kjo rrethinë, e cila viteve të fundit ka tërhequr vizitorë nga mbarë bota dhe e ka kthyer Kosovën në hartat turistike më të veçanta sa i përket turizmit malor.