Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar se LDK dëshiron që koalicioni me AKR-në të vazhdojë pasi nëse kështu krijohen dhe prishen koalicionet nuk do dihej se çfarë stabiliteti do të ketë në Kosovë dhe çfarë institucione stabile do të ketë në vend.
Veliu këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku tha se AKR-ja nuk i ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie dhe pas këtij vendimi nuk kanë pas asnjë takim.
“AKR nuk mund të na detyrojë neve të hyjmë në bisedime me asnjë subjekt tjetër politik”, tha ai.
Veliu tha se kanë folur për zgjedhje lokale, ku edhe ka përmendur emrat e kandidatëve për kryetarë, por shtoi se për Prishtinën dhe Prizrenit ende nuk kanë vendosur.
-
Veliu për AKR-në: S’është mirë të prishet koalicioni
-
Veliu: Nuk ka përçarje të koalicionit LAA
-
Sejdiu i AKR-së thotë se është biseduar me LDK-në për koalicion, por jo zyrtarisht
-
AKR-LDK garojnë bashkë në zgjedhje, s’është vendosur në koalicion apo në listë të përbashkët
-
LDK-ja s’do koalicion me AKR-në, por të garojnë me listë të përbashkët