Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veliaj pritet në Prizren për 15-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pritur me ceremoni solemne në Komunën e Prizrenit, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Atë e priti në takim homologu i tij, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Pas diskutimeve të dy kryetarët do të kenë një fjalë rasti në seancën solemne që e organizon Kuvendi komunal i Prizrenit, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Kosovë po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj./ksp