Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela: S’pres që Kosova të ketë prezencë të madhe në Gaza

Blerim Vela

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Vlera, nuk pret që të ketë shumë trupa të FSK-së në Gaza, pjesëmarrjen e të cilëve në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, e ka konfirmuar së fundmi kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Kosova e ka interes jetik të jetë e rreshtuar përkrahë SHBA-ve. Pjesëmarrja e Kosovës besoj se do të jetë simbolike. Nuk pres prezencë jashtëzakonisht të madhe në terren. Ka diskutime të ndryshme për numrin e pjesëtarëve që do të jenë por gjithsesi varet se çfarë roli do të kenë ata”, ka thënë Vela në “Interaktiv” në KTV.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të hënën ka thënë se FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Gazën. Kurti theksoi se FSK-ja shquhet ndërkombëtarisht sa i përket kërkim-shpëtimit e de-minimit, dhe jo vetëm, prandaj kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë.

Jasper Jeffers, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, ka bërë të ditur më 18 shkurt, në takimin e parë të Bordit të Paqes, se Kosova është zotuar për të çuar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.

Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, janë pesë shtetet e para që kanë dhënë zotimin sipas tij.

Edhe Kurti: FSK-ja pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën Arbëri 4 muaj më parë Kurti: FSK-ja pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

Ai ka thënë se qëllimi i fazës së parë është për dislokim në nisjen e ofrimit të sigurisë dhe për trajnimin e policisë, deri në arritjen e qëllimit të sigurisë së plotë.

Kjo forcë ndërkombëtare do t’i ketë deri 25 mijë ushtarë e 12 mijë policë amerikanë në fazën finale, në zonën e prekur nga lufta.

Lexo përditësimet tjera
Blerim Vela

Vela: Lufta në Ukrainë mund të krahasohet me betejat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Vela, ka thënë se askush nuk e ka pritur që lufta...