Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Vela, ka thënë se askush nuk e ka pritur që lufta në Ukrainë do të zgjaste kaq shumë.
Vela ka theksuar po ashtu se nëse e krahasojmë për nga niveli i shkatërrimit dhe humbjeve njerëzore, mund të krahasohet me disa prej betejave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në atë periudhë ka qenë pak e vështirë të parashihet që lufta do të zgjaste kaq shumë. Mbi katër vite po bëhen tashmë. Nëse e shohim në perspektivën edhe të Luftës së Dytë Botërore, po i afrohet edhe kohëzgjatjes së Luftës së Dytë Botërore realisht edhe për kah niveli i shkatërrimit dhe humbjeve njerëzore lirisht mund të krahasohet me disa prej betejave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore që janë zhvilluar brenda territorit të Bahskimit Sovjetik të asaj kohe, pra beteja e Stanigradit, Lenigradit dhe Kursit. Kjo kohëzgjatje e luftës nuk është pritur”, ka thënë Vela.
Duke e analizuar luftën atje, Vela ka vlerësuar që Ukraina po detyrohet të bëjë lëshime në terren. Në emisionin “Konfront” në KTV, ai ka thënë se ky shtet është në garë me kohën.
“Jemi para një situate ku Ukrainë është duke u detyruar të bëjë disa lëshime në terren dhe ato lëshime janë në terrenet ku Rusia pretendon se i ka aneksuar, pra në katër rajonet brenda Ukrainës. Rreth 20% e Donbasit është ende nën kontrollin e Ukrainës dhe ajo pjesë është mjaft e fortifikuar nga ushtria e Ukrainës sepse ka kosto jashtëzakonisht të madhe politike. Besoj është në garë me kohën Ukraina në këtë moment. Nuk është definitivisht në pozitën më të mirë në aspekt të negociatave me Rusinë sepse është palë që i kërkohet tërë kohën koncensione të vazhdueshme e jashtëzakonisht të dhimbshme”, ka thënë Vela.
Më 24 shkurt, janë bërë katër vjet që kur në orët e para të mëngjesit, ukrainasit nisën të zgjoheshin nën alarmet e nisjes së pushtimit të plotë rus. Të paktën 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga ajo periudhë sipas presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky. Megjithatë, BBC ka raportuar se numri mund të jetë deri në 200 mijë.
Ndërkohë, pikërisht në katër-vjetorin e nisjes së luftës, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u miratua rezoluta me anë të së cilës kërkohet armëpushimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Vela: S’pres që Kosova të ketë prezencë të madhe në Gaza
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Vlera, nuk pret që të ketë shumë trupa të FSK-së në Gaza, pjesëmarrjen e të cilëve në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, e ka konfirmuar së fundmi kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Kosova e ka interes jetik të jetë e rreshtuar përkrahë SHBA-ve. Pjesëmarrja e Kosovës besoj se do të jetë simbolike. Nuk pres prezencë jashtëzakonisht të madhe në terren. Ka diskutime të ndryshme për numrin e pjesëtarëve që do të jenë por gjithsesi varet se çfarë roli do të kenë ata”, ka thënë Vela në “Interaktiv” në KTV.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të hënën ka thënë se FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Gazën. Kurti theksoi se FSK-ja shquhet ndërkombëtarisht sa i përket kërkim-shpëtimit e de-minimit, dhe jo vetëm, prandaj kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë.
Jasper Jeffers, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, ka bërë të ditur më 18 shkurt, në takimin e parë të Bordit të Paqes, se Kosova është zotuar për të çuar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.
Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, janë pesë shtetet e para që kanë dhënë zotimin sipas tij.
Ai ka thënë se qëllimi i fazës së parë është për dislokim në nisjen e ofrimit të sigurisë dhe për trajnimin e policisë, deri në arritjen e qëllimit të sigurisë së plotë.
Kjo forcë ndërkombëtare do t’i ketë deri 25 mijë ushtarë e 12 mijë policë amerikanë në fazën finale, në zonën e prekur nga lufta.