Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se barrikadat do të largohen vetëm atëherë kur të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Sipas Velës, me këto deklarata Vuçiqi e ka konfirmuar se qëndron prapa grupeve kriminale, të cilat kanë vendosur barrikada në veri.
“Vuçiq është në gjendje të dëshpëruar për të justifikuar urdhrin e tij ndaj strukturave ilegale në Kosovë për të ngritur barrikada në veri”, ka shkruar Vela në Twitter. “E vërteta është se nuk ka asnjë arsye që të ekzistojnë barrikada, përveç që Vuçiq t’i përdorë ato për të kërcënuar paqen në Kosovë dhe rajon”, ka shtuar ai.
? #Serbia has totally lost its plot.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 21, 2022
Vučić’s is in desperate mode to justify its order to illegal structures in #Kosovo to erect barricades in the north.
Truth is that there is no reason for barricades to exist, besides for Vučić to use them to threaten peace in ?? & region. pic.twitter.com/SkiaaS5VNS
Ai e përfundoi këtë postim duke thënë se Serbia e ka humbur totalisht arsyen e saj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për t’u hequr barrikadat në veri të Kosovës, fillimisht duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Edhe
Vuçiq: Për t’u hequr barrikadat duhet të formohet Asociacioni
Kështu është shprehur ai pas vizitës së zhvilluar në Azerbajxhan, nga ku kritikoi fuqitë perëndimore, të cilat po kërkojnë heqjen e barrikadave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, transmeton media serbe "Novosti".