Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela: Vuçiqi përgjegjës për çdo përshkallëzim të situatës në terren

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se me direktiva të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri.

Vela ka thënë se Vuçiqi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim eventual të situatës në terren.

“Me direktiva të Vuçiqit, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë ngritur barrikada në disa rrugë në veri. Është tentim flagrant për ta minuar sundimin e ligjit në Kosovë. Vuçiqi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës në terren. Ai do të dështojë”, ka shkruar Blerim Vela në Twitter.

Ai ka shtuar se në veri të Kosovës po shihet përsëritjen e veprimeve të Putinit, ku janë shpërndarë dezinformata për të hapur frikë, duke shpërndarë pretendime të rrejshme se serbët në Kosovë po persekutohen dhe duke e rritur retorikën militariste.