Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri.
Në një postim në Twitter ai ka thënë se Serbia e mban përgjegjësinë e plotë për përshkallëzim të situatës.
Por ai ka thënë se dhuna nuk do të mbizotërojë.
“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë kanë marr urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestuesit ‘paqësor’ që përdorin veprime hibridë dhe të dhunshme kundër zbatimit të ligjit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësinë e plotë për përshkallëzim të situatës”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenca: Serbia dhe Lista Serbe përgjegjëse për çdo përshkallëzim
-
Vela: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi
-
Vela: Vuçiqi përgjegjës për çdo përshkallëzim të situatës në terren
-
Osmani për trazirat e 29 majit: Mosndëshkimi duhet të marrë fund
-
Jep dorëheqje shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela