Specialisti i Dermatovenerologjisë, Emrush Hetemi ka vdekur të mërkurën, kanë njoftuar familjarët e tij.
Hetemi i cili ka shërbyer rreth 40 vjet si mjek në Prishtinë, Drenas e Skenderaj, për dy mandate mbajti pozitën e drejtorit të Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Varrimi do të mbahet të enjten nga ora 14:20 në varrezat e lagjes “Arbëria”, në Prishtinë.
Për vdekjen e mjekut Hetemi ka reaguar edhe Oda e Mjekëve e Kosovës.
“Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj. Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ode, ku më tej ka shprehur ngushëllimet e saj për familjarët dhe miqtë e të ndjerit.