Ka vdekur doktori Muharrem Krasniqi, specialist në Klinikën e Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në Qendrën Klinkës Universitare të Kosovës, ka njoftuar të dielën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, Krasniqi ka shërbyer edhe në Klinikën Infektive të QKUK-së, duke ofruar kujdes për pacientët e infektuar me koronavirus.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e doktor Muharrem Krasniqi, duke thënë se ishte punëtor i madh dhe i zellshëm dhe në çdo kohë në shërbim të pacientëve. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Më tej është bërë e ditur se Krasniqi gjatë jetës së tij profesionale, punoi edhe në njësitë tjera të Klinikës së Anestezologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK dhe në Spitalin e Vushtrrisë.