Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i burgosur vdiq në QKUK

Burgu

Foto: Ilustrim

Një i burgosur ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë bërë të ditur Shërbimi Korrektues dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Sipas njoftimit, i burgosuri me inicialet G.H. ka vdekur në Klinikën e Neurologjisë rreth orës 19:00.

SHKK-ja ka njoftuar se i burgosuri ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe “ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundje paraprake, me të cilat është pranuar”

“Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Autopsia pritet ta verifikojë shkakun e vdekjes.