Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK një i burgosur

Klinika Emergjente në QKUK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një të burgosuri, i cili ishte dërguar për trajtim në QKUK.

SHKK-ja ka bërë të ditur se N.M. (1976) ishte pranuar në burg me komplikime shëndetësore dhe ai vazhdimisht ishte trajtuar në ambulancën e burgut.

Është njoftuar se do t’i bëhet autopsia për ta verifikuar shkaktarin e vdekjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ka ndërruar jetë i burgosuri N.M, i lindur më 1976 N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes”, thuhet nga SHKK-ja.