Ka vdekur në moshën 74-vjeçare, Drita Berisha, doktoresha e parë e shkencave nga lemia e gastroenterologjisë dhe e hepatologjisë dhe subspecialistja e parë nga kjo fushë në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e Berishës e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
“Me dhimbje te thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot me 24 Gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha.Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 24 Gusht, në ora 16:30, në varrezat e Prishtinës, Arbëri. E pamja mbahet ne Prishtinë, në shtëpinë e familjes (Adresa: Rr. Xhevat Qena, nr. 21) dy ditë, nesër dhe pasnesër, me 25 dhe 26 Gusht, nga ora 9:00 - 17:00”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
BIOGRAFI – Dr. sc. Drita A. Berisha
(Doktore e shkencave të mjekësisë)
Edhe
Mira Kazhani mbijeton kancerin e gjirit: Një ditë tjetër për të jetuar dhe për të zbuluar jetën e dytë
Lindi në Gjilan, më 19 Maj 1952, nga nëna Bahrija dhe i ati Ahmeti. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje më 1969. Po atë vit, 1969–1970, u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, gjenerata e parë e këtij fakulteti, të cilin e përfundoi me sukses më 1975. Ishte doktoresha e parë shqiptare në Anamoravë. Pas mbarimit të fakultetit kreu stazhin e obliguar dhe u punësua në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë. Aty punoi deri në vitin 1980. Në janar të atij viti kalon me punë në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Po atë vit, në janar, fillon specializimin nga mjekësia interne. Vitin e fundit të stazhit specialistik 1982–1983, punoi në cilësinë e specializantes, kurse provimin specialistik e kreu në Qendrën Klinike Universitare të Zagreb (KBC), më 2 Dhjetor 1983. Ishte Internistja, Gastroenterologia dhe Hepatologia e parë shqiptare në Kosovë.
Më 1982 filloi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Njëkohësisht me studimet pasuniversitare filloi edhe specializimin e ngushtë apo subspecializimin nga lëmi i gastroenterologjisë dhe hepatologjisë në KBC – Rebro të Zagrebit. Studimet pasuniversitare dhe subspecializimin i përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm, dy vjet më vonë, më 1984, po ashtu në Zagreb. Për shkak të rrethanave të krijuara në atë kohë, veç të njohura, punimin e magjistraturës e realizoi dhe e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 1998, me titull ’Prevalenca dhe veçoritë klinike të sëmundjes ulceroze te punëtorët e Gazifikimit të Thëngjillit – Obiliq dhe të Mihjes sipërfaqësore – Bellaçevc’. Dr. sc. Drita Berisha, pa e ndërprerë punën e saj shkencore-kërkimore, vazhdoi studimet në punimin e disertacionit të doktoratës me titull ’Karakteristikat endoskopike të ulcerës gastroduodenale, me vështrim të veçantë në disa specifika të kësaj sëmundjeje në Kosovë’. Punimin e doktoratës e mbrojti më 21 Janar 2001 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Dr. Drita është doktoresha e parë e shkencave nga lëmi i gastroenterologjisë dhe i hepatologjisë dhe subspecialistja e parë nga kjo fushë në Kosovë. Dr. sc. Drita Berisha më 1984 angazhohet si asistente në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, kurse më 1986 zgjidhet asistente. Të njëjtën kohë me përkushtim punoi si në mësimdhënie, ashtu edhe në shëndetësi në Klinikën e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë të QKUK-së në Prishtinë. Ajo ka qenë e angazhuar në shumë veprimtari profesionale, pedagogjike dhe shkencore. Për dy mandate ka qenë nënkryetare e Shoqatës së Gastroenterologëve të Kosovës, kurse një mandat, prej vitit 2013–2017, kryetare e Shoqatës së Gastroenterologëve të Kosovës. Gjatë kësaj kohe ka udhëhequr shoqatën me sukses në shumë tubime profesionale, workshope dhe konferenca ndërkombëtare. Gjatë punës dhe kërkimeve të saj shkencore, angazhimit në arsim dhe në shëndetësi, ka publikuar edhe një varg punimesh shkencore në revista dhe në tubime profesionale e shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Në mars të vitit 2026 u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë, veprimtari të shquar akademike dhe përkushtimin human e profesional. Është nënë e dy fëmijëve, Milotit dhe Dafines.
LISTA E PUNIMEVE SHKENCORE DHE PROFESIONALE
Ndryshimet makroskopike të karcinomës së rektumit për pesë vjet, Praxis Medica, 1984, vol. 11–12, nr. 2, f. 86–92.
Ndryshimet patologjike makroskopike të pjesës proksimale të traktit gastrointestinal në materialin tonë pesëvjeçar, Praxis Medica, 1989, vol. 34–35, nr. 1–2, f. 147–152.
Verifikimi makroskopik dhe histopatologjik i karcinomës së lukthit në materialin tonë endoskopik, Simpoziumi i Parë Profesional i Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 1999.
Frekuenca e karcinomës kolorektale në Shërbimin e Gastroenterologjisë të QKU-së në periudhën trevjeçare, Simpoziumi i III Profesional i Onkologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare, Prishtinë, tetor 2001.
Komplikimet gastrointestinale gjatë përdorimit të medikamenteve antiinflamatore josteroide (NSAID), Simpoziumi Ndërkombëtar – risi në reumatologji II, 27–28, Hotel Grand, Prishtinë – Banja e Kllokotit, 2002.
Qasja evropiane e mjekimit të sëmundjes ulceroze (referati kryesor), Tubimi profesional dhe shkencor, organizuar nga shtëpia farmaceutike ’Bosna Lek’ – Sarajevë, Hotel Grand Prishtinë, shtator 2002.
Ezofagu i Baretit dhe karcinoma e ezofagut, Kongresi i Parë internacional i Kosovës, Prishtinë, tetor 2004, f.
Kimioterapia adjuvante te karcinoma kolorektale (KKR), Shkolla e kimioterapisë, ligjëratë, Kongresi i Parë Internacional i Onkologjisë i Kosovës, 13–16 tetor 2004.
Punimet si bashkëautore
Gabimet më të shpeshta në diagnostifikimin dhe mjekimin e ulçerës gastrointestinale në qendrat tona medicinale, Mbledhja e Tretë Profesionale e Mjekëve të Kosovës, Prishtinë, f. 37, 1982.
Frekuenca e amebiazës dhe rëndësia e saj në patologjinë e traktit gastrointestinal në materialin klinik. Mbledhja e Tretë Profesionale e Mjekëve të Kosovës, f. 43, 1982.
Akutna intermitentna porfirija, VII Gastroenterološki dani, Novi Sad, f. 12–15, 1975. 125
Edhe
Vdiq shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë
Rëndësia e bashkëpunimit të gastroenterologut dhe reumatologut në tretmanin e të sëmurëve me rheumatoid arthrit. Ditët e Para Reumatologjike-Fiziatrike të Kosovës dhe Këshillimi i Dytë për Ethet Reumatike i KSA të Kosovës, Banja e Kllokotit, 1982, f. 58.
Dëmtimet jatrogjene në gastroenterologji, Këshilli i Tretë Krahinor për Ethet Reumatike, Podujevë, f. 76, 1987.
Trupat e huaj në traktin gastrointestinal, Këshillimi i Tretë për Ethe Reumatike, Podujevë, f. 77, 1987.
Diklofenak natriumi (Voltaren) në praktikën joreumatike me kolika biliare dhe renale, Ditët e Dyta Reumatiko-Fiziatrike në KSA Kosovë, Ditët e Dyta Kardiologjike të KSA të Kosovës, Banja e Kllokotit, f. 76, 1989.
The side effects of salycilates and nonsteroid antiinflamatory drugs in Gastroenterology and the eventual prevention, International Symposium, Rheumatology updates I, May 8–9, 2002, Pristina.
Gastriti kronik dhe ulcera ventrikulare në karcinogjenezën e lukthit, Praxis Medica, nr. 2, 2000, f. 34.
Roli i disa medikamenteve në paraqitjen e ulcerave sanguinante, Simpoziumi Ndërkombëtar Risi në Reumatologji 1, Prishtinë, 8–9 maj 2002.
Displazioni epitelial të lukthit dhe rëndësia e tyre klinike, Praxis Medica, vol. 42, No. 2, 1999, Prishtinë.
Incidenca e kancerit të lukthit në materialin tonë endoskopik në periudhën e pasluftës, Simpoziumi i Katërt Profesional i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, 25–26 tetor, 2002, Prishtinë.
Ndryshimet ekokardiografike të mëlçisë te të sëmurët me kolit ulceroz në faza të ndryshme të aktivitetit të sëmundjes, Praxis Medica, 2001.
Karakteristikat ekosonografike të ndryshimeve fokale dhe difuze të mëlçisë të paraqitura te të sëmurët tanë në periudhën prej korrikut 1999 – korrik 2002.
Frequency of liver tumors diagnosed with ultrasound at our department from June 2000 to 2002.
Frekuenca e tumoreve të mëlçisë të diagnostikuara me ultrasonografi në periudhën dyvjeçare, Simpoziumi i katërt Profesional i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, tetor 2002.
Incidence of liver tumors diagnosed with ultrasound at our department, 20th National Gastroenterology week, 30 September – 5 October 2003, Kushadasi.
Ndryshimet ekografike të mëlçisë te të sëmurët me kolit ulceroz në faza të ndryshme të aktivitetit të sëmundjes, Praxis Medica, vol. 43, No 1, 2001.
Karakteristikat ekosonografike fokale dhe difuze të mëlçisë, Simpoziumi i Parë profesional me pjesëmarrje ndërkombëtare – Ultrasonografia diagnostike në mjekësi, 14–15 qershor 2002, Prizren.
Edhe
Vdiq Sahit Jashari, ish-komandant i Policisë ushtarake në Drenicë
Parandalimi i dëmtimeve gastrointestinale të shkaktuara nga antiinflamatorët josteroide, Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Reumatologëve, 8–9 maj 2002, Prishtinë.
Karcinoma e lukthit dhe helikobakter pylori, Praxis Medicus, Vol. 2, nr. 1, dhjetor, f. 21, 2004.