Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq një 20-vjeçare nga Gjakova si pasojë e COVID-19

Një 20-vjeçare me inicialet H.R. nga Gjakova ka vdekur të shtunën në mëngjes në QKUK si pasojë e COVID-19.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv në QKUK, Agreta Gecaj-Gashi, e cila ka thënë se pacientja nuk ishte e vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas Gecaj-Gashi, gjendja e saj është përkeqësuar sot në mëngjes ku si pasojë edhe ka vdekur.

“Sot në mëngjes ka vdekur një 20-vjeçare nga Gjakova. Gjendja e saj është përkeqësuar sot prandaj edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Gecaj-Gashi ka shtuar se pacientja kishte edhe sëmundje përcjellëse.

KOHA ka mësuar se ditë më parë, 20-vjeçares i ka vdekur edhe babai si pasojë e COVID-19.

Edhe Një i vdekur e tri raste pozitive me COVID-19 në Kosovë Arbëri Një i vdekur e tri raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Numri i të vdekurve dhe raste pozitive me COVID-19 në Kosovë është shtuar dukshëm javëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është mbi 25,000.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite për të marrë vendim lidhur me masat e reja anti-COVID.