Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 sot është regjistruar edhe një vajzë e moshës 19-vjeçare. Nga QKUK për KOHËN kanë konfirmuar se e njëjta pas përkeqësimit të gjendjes është transferuar në QKUK.
Nga Zyra pë Informim e QKUK-së është thënë se viktima ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus në Mitrovicë.
“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e tyre për KOHËN..
-
Vdiq një 20-vjeçare nga Gjakova si pasojë e COVID-19
-
IKSHPK-ja sqaron rastin e 19-vjeçares: Dy herë rezultoi pozitive në testin për COVID-19
-
Edhe dy të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë
-
Vdes një 74-vjeçare nga COVID-19 në Kosovë
-
Një 19-vjeçare vdiq pasi dyshohet që s’u trajtua në Infektivë, doli negative për koronavirus por 8 policë dërgohen në karantinë