Edhe dy persona kanë vdekur sot pas infektimit me koronavirus. Kështu ka bërë të ditur SHSKUK-ja përmes një njoftimi në Facebook.
Siç njoftohet njëri rast është A.M. 56 vjeçar nga komuna e Rahovecit, për të cilin thuhet se përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Poashtu njoftohet se sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili ishte i pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.
Gjithashtu SHSKUK ka bërë të ditur se dje, në Klinikën Infektive ka vdekur pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit, porse e njëjta është përfshirë në raportin e djeshëm të IKSHPK-së.
Tutje është bërë e ditur edhe për rastet me COVID-19 që po trajtohen në QKUK.
Edhe
Vdiqën edhe tre të infektuar me COVID-19 në Kosovë
“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste. Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19. 44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.