Ka vdekur nëna e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.
Familjarë kanë njoftuar për vdekjen e saj, përmes Facebookut.
Vitin e kaluar, Veseli kishte ardhur në Kosovë pasi gjendja e babait të tij, i cili më pas vdiq, ishte përkeqësuar. Ardhja e tij pati ndodhur me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Specialja tregon nëse Veseli do të lejohet të vijë në varrimin e nënës
Por, ende nuk dihet nëse Veseli do të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.
Në një përgjigje për KOHËN nga Dhomat e Specializuara nuk u tregua nëse Veseli do të kthehet në Kosovë. Në përgjigje thuhet se i paraburgosuri duhet ta bëjë kërkesën kur ka arsye bindëse humanitare. Nuk dihet nëse një të tillë e ka parashtruar Veseli deri tash.
Edhe
Gjykata e refuzon kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t'i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, thuhet në përgjigje.
Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna,...
Posted by Hylmi Ismet Veseli on Friday, January 7, 2022
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash
-
Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor
-
Kurti i kërkon Speciales lirimin me kusht të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ofron garanci shtetërore