Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadri Veseli arrin në Kosovë pas vdekjes së të atit

Foto: Reuters

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka arritur sot në Kosovë.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale e kanë konfirmuar për KOHËN se Veselit i është lejuar ardhja në Kosovë për shkak të vdekjes së babait të tij, disa ditë më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për arsye bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë, që Z. Veseli të jetë afër familjes së ngushtë. I Akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep.

Babai i Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e 7 korrikut.

Në maj të këtij viti, Kadri Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.