Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer në Kosovë.
Siç është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, arsye e kthimit të tij janë arsyet familjare, porse KOHA ka marrë vesh se babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për KOHËN.
Ndonëse janë pyetur, Dhomat e Specializuara nuk kanë bërë me dije se sa do të qëndrojë Veseli në Kosovë.
Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte.