Ka vdekur në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, veterani i UÇK-së, Musa Emin Dërguti.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Dërguti ishte zv/komandant i Batalionit të parë të Zonës së Drenicës.
Nga viti 2000 deri në vitin 2011, kishte qenë drejtor i shkollës fillore “Shaban Jashari”. Pas vitit 2011 kishte punuar si drejtor në Bibliotekën e Skenderajt. Dy mandate ishte edhe asamblist komunal.
“Më pikëlloi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarit dhe atdhetarit tonë Musa Derguti. Musa Derguti ishte zv/komandant i Batalionit të Parë të Zonës së Drenicës, luftëtar i dalluar dhe shembull për ushtarët tjerë. Nga viti 2000 deri në vitin 2011, ishte drejtor i shkollës fillore “Shaban Jashari”, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në udhëheqjen dhe ngritjen e cilësisë në këtë shkollë, duke nxjerrë gjeneratat më të përgatitura që sot kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës dhe shtetit tonë. Pas vitit 2011 punoi si drejtor në Bibliotekën e qytetit tonë, duke iu shërbyer fëmijëve dhe të rinjve me përkushtim maksimal. Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për komunën tonë, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Në emrin tim personal dhe të komunës sonë, familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij nga jeta. Lamtumirë baca Musë Derguti!” – ka shkruar Jashari në Facebook.
-
Vdiq Sahit Jashari, ish-komandant i Policisë ushtarake në Drenicë
-
27 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij
-
Vdiq Mexhit Haziri, reformator në arsim e në sport
-
24 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij
-
Vdiq mësimdhënësi dhe veterani i UÇK-së, Alush Krasniqi