Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq Sahit Jashari, ish-komandant i Policisë ushtarake në Drenicë

Sahit Jashari

Ka vdekur Sahit Jashai, ish-komandant i Policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Drenicës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Jasharit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e përpjekjeve tona çlirimtare, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i shumë luftëtarëve të tjerë që vunë themelet e rezistencës së armatosur për lirinë e Kosovës. Gjatë gjithë jetës së tij ai mbeti i palëkundur në shërbim të atdheut, duke përballuar sakrifica të mëdha dhe duke qëndruar krenar në rrugën e lirisë”, thuhet në postimin e Organizatës.

Për vdekjen e Jasharit ka shkruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. 

“Sonte u shua një luftëtar i madh i lirisë. Sahit Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, u nda nga jeta. Ai u largua fizikisht nga ne, por përjetësisht mbetet pjesë e historisë së Kosovës së lirë dhe e brezit më të lavdishëm të UÇK-së që solli lirinë”, ka shkruar Hamza