Një 29-vjeçare shtatzënë ka vdekur si pasojë e COVID-19, të enjten.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook, se gruaja ishte pranuar në Klinikën Infektive, por që për shkak të komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive COVID.
Sipas njoftimit, ajo ishte ritestuar më 17 nëntor dhe kishte rezultuar negativ, por që kishte vazhduar “të kishte gjendje të rënduar shëndetësore”.
Në prill, një tjetër grua shtatzënë kishte vdekur nga koronavirusi. KOHA kishte raportuar se bashkë me nënën kishte vdekur edhe foshnja e saj e palindur.
Deri më tash, në Kosovë janë regjistruar 37,028 raste pozitive me COVID-19 dhe 963 vdekje. Numri i rasteve aktive është 13,375.