Seanca për raportimin e kryeministrit Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, që nisi dje në ora 16:00, do të vazhdojë sot në ora 10:00.
Rreth 5 orë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë debatuar rreth menaxhimit të situatës së pandemisë.
Seanca që filloi në ora 16:00 e që përfundoi tek në orën 22:00, u karakterizua me shumë debat të ashpër, kryesisht ndërmjet deputetëve të VV-së me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Me propozim të shefit të GP-së të VV-së, Rexhep Selimi, seanca për debatin për pandeminë u ndërpre për të vazhduar sot në ora 10:00.
Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Deputetët sot vazhdojnë diskutimin rreth menaxhimit të pandemisë
-
Kuvendi i Kosovës sot diskuton për pandeminë
-
Nis seanca, debatohet për gjendjen me COVID-19
-
Deputetët vazhdojnë përplasjet, s’ka vota mbi ligjin për pandeminë
-
Vazhdon seanca për rishikimin e buxhetit dhe Hoti raporton për situatën me COVID-19