Dhjetëra qytetarë kanë protestuar edhe të hënën, para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçë”-s në Mitrovicë, ndaj mosshkarkimit të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje nga qeveria, si dhe riemërimit të njërit prej anëtarëve të bordit të vjetër, në bordin e ri.
Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka bërë të ditur për ksp se riemërimi i Shyqyri Sadikut në bordin e ri është i papranueshëm për ta.
Sipas tij, protestuesit do të presin këtë javë shkarkimin e menaxhmentit dhe përmirësimin e vendimit për emërimin e Shyqyri Sadikut anëtar të bordit, në të kundërtën paralajmëruan vazhdimin e protestave, deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.
“Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapat e duhur qysh në fillim, ka bërë shkarkimin e bordit, mirëpo ne nga fillimi kemi pasur marrëveshje që në bordin e ri të mos emërohet asnjë person nga bordi i kaluar, sepse ata janë shkarkuar puna e performancës së dobët dhe keqmenaxhimit”.
“Qeveria nuk e di me vendim të drejtë apo të padrejtë, të premten e kaluar në bordin e ri e ka riemëruar Shyqyri Sadikun, i cili është i papranueshëm për ne… Po presim këtë javë që të shkarkohet ky menaxhment dhe të bëhet përmirësimi i këtij aktvendimi që është në kundërshtim me vetveten”, ka thënë Musa.
-
Musa thotë se megjithatë, protestat s’do të ndalen deri të shkarkohet edhe menaxhmenti i “Trepçës”
-
Bordi i përkohshëm i “Trepçës” shfuqizon vendimet që Bordi i kaluar i mori në ditën që u shkarkua
-
Para se të shkarkohej nga Qeveria, Bordi i “Trepçës” shkarkoi kryeshefin
-
Për Kuçin vazhdon të jetë problem shkarkimi dhe emërimi i Bordit të përkohshëm të “Trepçës”
-
Tani protestojnë të pranuarit në Trepçë kundër anulimit të konkursit