Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Varhelyi dhe Mass diskutojnë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka biseduar sot me ministrin e Jashtëm gjerman Heike Mass për Ballkanin Perëndimor.

"Ne shkëmbyem mendime mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të bërë përparim në procesin e zgjerimit të BE-së, duke përfshirë hapjen e negociatave të para-pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore sa më shpejt të jetë e mundur," shkruan Varhelyi në Twitter.