Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në SHSKUK

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së në mbledhjen e mbajtur të martën, ka miratuar dorëheqjen e tij.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Bordit të SHSKUK-së.

Ushtruese e detyrës së kësaj pozite është emëruar Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Krasniqi ishte emëruar në krye të këtij shërbimi më 10 shkurt të vitit 2021, pasi kishte shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së, pas largimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë.