Shqiptarja nga Kosova, Arelena Shala, është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point në SHBA.
Këtë lajm e ka bërë të ditur dje ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Diplomatja kosovare ka treguar se Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA, dhe se kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.
Procedura e rekrutimit, sipas saj, është tepër rigoroze.
“Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës”, ka rrëfyer Çitaku.
Edhe
Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake në Amerikë
Kosova, sipas saj, është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty, e të cilët janë pranuar me merita vetanake.
“E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!”., ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook/oranews.
-
Dy kadetë nga Kosova përzgjidhen për të studiuar në Akademinë Ushtarake në SHBA
-
Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të diplomuar në West Point
-
Akademia Ushtarake në SHBA mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë
-
Oficerja e FSK-së përfundon trajnimin e vështirë “Ranger School” në SHBA