Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë dy studentë-kadetë të radhës të përzgjedhur nga FSK-ja për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së në West Point.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
“Studentë-kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për ti shërbyer vendit tonë. SHBA, si partneri ynë kryesor strategjik vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
-
Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake në Amerikë
-
Katër kosovarë diplomojnë në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA
-
Kadetë nga shtete të ndryshme nisin eksperiencën në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së
-
Hovenieri takon kadetin e FSK-së, i diplomuar në akademinë amerikane
-
Hapet konkursi për rekrutim e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake në SHBA