Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ursula von der Leyen sot në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë të hënën për vizitë në Kosovë.

Ajo në Prishtinë do të mbajë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin pritet të takohet në orën 13:30, ndërsa me Kurtin në 14:15.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.

Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Edhe Von der Leyen takon Kurtin në Kuvend Arbëri 9 muaj më parë Von der Leyen takon Kurtin në Kuvend

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita vjen pas takimeve që von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit./ksp