Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është dashur të dakordohet me institucionet e Kosovës lidhur me deklarimet pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në veri.
Ai ka deklaruar të mërkurën në “Konfront” të KTV-së se Rama ka mundur të shprehej se “24 shtatori ishte kthesë në krejt rajonin”, por sipas Sylës, Rama ka folur me lehtësi mbi zhvillimet në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka disa vite që Rama është edhe stili i të bërit politikë që ka dëshirë të provokojë, por në rastin e Kosovës ndjeshmëria është më e lartë. Rama është dashur të presë pozicionin e Qeverisë ose të dakordohet e të jetë në linjë të njëjtë”, ka thënë Ukshini.
Sipas tij, Rama është dashur t’i harmonizonte deklarimet me shtetet anëtare të NATO-s, pasi siç ka shtuar ai, Shqipëria si anëtare, ka rol të rëndësishëm.