Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet për veprimet e 24 shtatorit në veri të Kosovës pa u bërë shumë vonë.
Para gazetarëve në Granada të Spanjës ku ka filluar samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama ka theksuar se sjellja e Serbisë pas sulmit në Banjskë ka qenë e mjaftueshme që BE-ja ta dënojë dhe ndëshkojë atë.
“Fakti që Serbia shpalli ditë zie për anëtarët e atij grupi kriminal paramilitar që vrau policin, ishte e mjaftueshme që BE-ja të thoshte se kjo nuk është evropiane, nuk është e pranueshme dhe kjo është e ndëshkueshme. Lufta është një fjalë e madhe, por para se të jetë shumë vonë, masa duhet të ndërmerren. Ka vullnet të fortë dhe ka lëvizje brenda NATO-s që të forcojë KFOR-in në veri sepse në kufirin atje ka ndodhur gjithfarë trafikimi armësh. Shpresojmë se dialogu të rikthehet”, ka thënë ai.
Rama është shprehur i shqetësuar me situatën në veri duke e quajtur shumë të rrezikshme.
-
Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë
-
Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë
-
Rama: Shqipëria kundër deklaratës së BE-së, duhet pasqyruar ngjarja e rëndë në veri të Kosovës
-
Rama: BE-ja ta dënojë ditën e zisë në Serbi
-
Rama: Serbia po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur