Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ukshini: Në Konferencën e Londrës kufijtë shqiptarë i kishte bërë Franca e mbështetur nga Rusia

Sylë Ukshini

Historiani e ish-diplomati Sylë Ukshini ka thënë se në Konferencën e Londrës (1912-1913) për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, punën e kishte bërë në prapaskenë Franca e mbështetur nga Rusia.

Në këtë konferencë, Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë e Çamëria Greqisë. Sipas Ukshinit, Rusia e ka ruajtur qasjen politike karshi Kosovës që nga ajo kohë. 

“Te përcaktimi i kufijve dhe gjeografia shqiptare, se është aktuale edhe sot, edhe në Konferencën e Londrës në prapaskenë në mënyrë të heshtur kufijtë i kishte bërë Franca ndërkaq i kishte mbështetur Rusia. Dhe çështja e Kosovës u krijua me Rusinë në vitin 1912 dhe 1913 dhe sot e kemi Rusinë në të njëjtat pozicione në kuptimet e politikës”, ka thënë ai në “Konfrontin” për Ditën e Flamurit.


Ukshini: Serbia bleu liderë shqiptarë, ndryshe do të ishte të shpallej pavarësia në Shkup

Historiani e ish-diplomati Sylë Ukshini ka thënë se Serbia ka blerë liderë shqiptarë me para në mënyrë që pavarësia e Shqipërisë të shpallej sa më larg territorit të Kosovës. 

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, në diskutimin mbi historinë kuqezi, Ukshini ka thënë se sikur pavarësia të shpallej në Shkup, shqiptarët do ta kishin një pozicion shumë më të favorshëm ndërkombëtar. 

Edhe “Vula” që s’ia ofroi konsolidimin ndërkombëtar Kosovës Arbëri “Vula” që s’ia ofroi konsolidimin ndërkombëtar Kosovës

“Kryengritja e 1912-tës do të duhej të prodhonte shtetin e Shqipërisë, por çfarë u bë. Nëse i kombinon dokumentet, e sheh se ideja ishte se Serbinë e tmerronte lindja e shtetit modern në Kosovë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe shpallja e pavarësisë në Kosovë do të përmbyste përgjithmonë konceptin mitologjik që “Kosova është zemër e Serbisë”. Dhe çfarë bëri (Serbia), bleu liderë shqiptarë me para që kryengritja të zhvendosej sa më shumë jashtë territorit të Kosovës. Sikur shteti shqiptar të ishte shpallur në kryeqytetin e tij, në Shkup, në gusht të 1912-tës, ne do ta shpallnim pavarësinë para se të fillonte lufta ballkanike dhe do të kishim një pozicion shumë më të favorshëm ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ukshini ka shtuar se Shqipëria e ka shpallur pavarësinë në kohën kur ka qenë e ndarë në kuptimi territorial, ekonomik e politik. 

“Kur Shqipëria është shpallur e pavarur, Shkupi i është dhënë Serbisë, Manastiri po ashtu, Janina Greqisë, ka mbetur vetëm Shkodra, kur një vendi ia merr qendrat e urbanizuara politike administrative, e lë të gjymtë. Shqipëria ka qenë e sakatosur në kuptimin territorial, ekonomik dhe politik. Kjo ka qenë sëmundje kronike që e ka shoqëruar shtetin shqiptar si në kohën e Zogut, komunizmit e deri më sot sepse ka qenë një shtet i panatyrshëm”, ka shtuar ai.