Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Uka i Vetëvendosjes del pozitiv për COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, është testuar pozitiv për COVID-19. Uka këtë e ka bërë të ditur të enjten përmes një postimi në “facebook”.

Ai ka treguar se simptomat i janë shfaqur prej të dielës. Menjëherë është izoluar dhe ka respektuar këshillat. Të enjten Uka ka pranuar telefonatë nga IKSHPK-ja, ku i është konfirmuar se rezultati i testit për koronavirus është pozitiv.

Simptoma të njëjta me Fitim Ukën ka edhe gruaja e tij.

“Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoheni me COVID-19, ju gënjen. Ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes”, ka shkruar Uka.

Artikuj të ngjashëm