Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë ditës së djeshme, i jam nënshtruar testit për Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekësore, trajtimin do ta vazhdoj në shtëpi. Anëtarët e tjerë të familjes janë mirë me shëndet. Për dy jave do të jemi në vetizolim. Besoj që me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve do ta kaloj edhe këtë sfidë”, ka shkruar Rudi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët edhe disa deputetë tjerë janë prekur me COVID-19.