Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook të enjten mbrëma.
“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP-ja se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t'i respektoni masat, t'i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar Veseli.
Më herët gjatë ditës, ai njoftoi se pas disa simptomave të lehta kishte kryer testin dhe se ishte në pritje të rezultatit.