Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Memli Krasniqi preket me COVID-19

Deputeti I PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar të mërkurën mbrëma se është prekur me COVID-19.

Ai përmes një njoftimi në Facebook, tha se është izoluar dhe se po ndjek rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.