Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është shëruar nga COVID-19.
Ai kishte rezultuar pozitiv më 23 korrik, transmeton KOHA.
“Të nderuar shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për Covid-19, kam dal negativ, që do të thotë se jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka falënderuar mjekët për punën e tyre dhe të gjithë ata që e ndihmuan gjatë kësaj kohe.
“Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që më ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe më uruan shërim të shpejtë. Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzore, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut”, ka shkruar Krasniqi.
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK-ja u forcua por Kosova u dobësua
-
Krasniqi: Sot fituan qytetarët e demokracia
-
Krasniqi: As deputetët e VV-së nuk ishin të lumtur me zgjedhjen e Bashës