Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jakup Krasniqi me COVID-19, Limaj i uron shërim të shpejtë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është diagnostikuar me COVID-19. Shërim Krasniqit i ka dëshiruar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë sfidë shëndetësore dhe do t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike”, ka shkruar Limaj.

Në Kosovës vazhdon të jetë shumë i lartë numri i të infektuarve me koronavirus. Janë prekur tashmë shumë figura politike.