Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Valbon Krasniqi rezulton pozitiv me COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në ditët në vijim do të vetizolohet.

Ai ka apeluar për kujdes maksimal te qytetarët.

E premtja ishte dita më e rëndë për Kosovën me COVID-19 deri tash. Në këtë ditë u regjistruan 728 raste të reja pozitive me koronavirus ndërsa humbën betejën me të edhe 12 qytetarë.