Një rast pozitiv me COVID-19 është shënuar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën, se ky rast pozitiv është shënuar nga 16 testime të kryera gjatë kësaj kohe.
Të hënën, janë regjistruar edhe dy të shëruar, duke ulur numrin e rasteve aktive.
Aktualisht 16 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në Kosovë.