Ministri në detyrë i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në takim kryesin e re të Federatës Sindikale të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i sapozgjedhur Sylejman Meta, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë rast Meta e njoftoi Abrashin, me punimet e Kuvendit Zgjedhor të Federatës Sindikale, si dhe kërkoi bashkëpunim dhe përkrahje me qëllim të avancimit të gjendjes së pensionistëve. Gjithashtu, ai e njoftoi edhe me problemet që po shkaktohen nga kryesia e vjetër e kësaj federate dhe kërkoj ndihmën e ministrit në lirimin e zyrave të federatës, të cilat po mbahen të bllokuara nga ish kryetari i federatës.
Abrashi premtoi bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e projekteve të kësaj federate sindikale.
-
Të rinj të rajonit të Prishtinës bëhen me marrëveshje punësimi
-
Vlerësohet përkrahja e Austrisë për Kosovën
-
Premtohet përmirësimi i kushteve në objektin e organizatës së pensionistëve
-
Vitia zotohet se do t’i adresojë kërkesat e infermierëve dhe punonjësve shëndetësorë
-
Hoti: Kosova do të ketë një kod për të gjitha skemat pensionale