Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë rast u bisedua për bashkëpunimin që MPMS ka pasur me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.
Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale.
Artikuj të ngjashëm
-
Austria do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, veçanërisht për institucionet e sigurisë
-
Austria vazhdon përkrahjen për Kosovën
-
Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha sferat, veçanërisht atë të sigurisë
-
Kosova pret nga Austria mbështetje për promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor
-
Të rinj të rajonit të Prishtinës bëhen me marrëveshje punësimi